Rezoluta britanike për gjenocidin në Srebrenicë: Serbët përdhunuan seksualisht burra dhe djem

Në rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, të sponsorizuar në Këshill të Sigurimit të OKB-së, nga Britania e Madhe, ndër të tjera thuhet se serbët përveç femrave, përdhunuan edhe dhjetëra burra e djem të rinj.

Lajme

22/06/2015 09:55

Rezoluta britanike, sipas medieve të Beogradit, akuzon serbët për përdhunime masive, transmeton lami.net.

“Besoni apo jo, në rezolutën e Mbretërisë së Bashkuar për Srebrenicën serbët akuzohen se kanë abuzuar seksualisht me dhjetëra femra, burra e djem!!!”, shkruan potali serb Telegraf.

Në projekt-rezolutën për Srebrenicën e cila do të diskutohet në Këshill të Sigurimit të OKB-së, thuhet se serbët përdhunuan pasivisht burrat dhe djemtë boshnjak.

“Është e njohur se serbët gjatë luftës në Bosnje, veçanërisht në zonën e Srebrenicës, përdhunuan dhe abuzuan seksualisht me dhjetëra mijëra gra, vajza, burra e djem”, thuhet në këtë rezolutë.

Ndërsa, kryeministri serb Aleksandar Vuçiq në një konferencë për media në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se teksti i përmendur përmban gënjeshtra monstruoze.

“Në asnjë mënyrë nuk mund të jemi dakord me rezolutën e Britanisë së Madhe për Srebrenicën”, ka thënë Vuçiq. (lajmi.net)