Rehatia në radhë të parë, improvizimet e çuditshme për të lehtësuar qëndrimin

Pas një dite të lodhshme, të gjithë duan të shtrihen në divan, që të pushojnë dhe të qetësohen.

Fun

05/10/2017 17:58

Mirëpo, disa njerëzve kjo nuk iu mjafton dhe bëjnë improvizime të çuditshme, që të jenë sa më rehat, transmeton Telegrafi.

E shtrirë në vaskë, njëra ka vendosur pranë enën me ushqime që të hajë derisa ndodhet në ujë.

Tjetri ka mbushur veturën me benzinë pa dalë përjashta, kurse një i moshuar ka shfrytëzuar kapakun e guaskës së tualetit, për të lënë pjatën.

“Si nuk e kam menduar më parë, vendosja e telefonit në kuti dhe shikimi prej poshtë, është ide gjeniale”, është një komentet e shumta. /Telegrafi/