“Reforma” dënon heqjen e flamurit kombëtar nga hapësira e Rektoratit të UP-së

Lëvizja Studentore “Reforma” ka reaguar ndaj largimin e flamurit kombëtar nga hapësirat e Rektoratit të Universiteti të Prishtinës.

Lajme

03/05/2017 20:41

“Reforma” e ka quajtur këtë veprim të papranueshëm dhe të pandershëm, ku sipas tyre, ku veprim është mohim i kontributit të studentëve, profesorëve dhe pedagogëve, por edhe gjithë popullit shqiptarë që e mbajti gjallë Universitetin, flamurin dhe bashkë me ta edhe dijen kombëtare.

Ja reagimi i plotë:

Lëvizja Studentore ‘’Reforama’’ reagon ashpër për largimin e flamurit kombëtar nga hapsirat e Rektoratit të Universiteit të Prishtinës, duke e cilësuar këtë veprim të papranueshëm dhe të pandershëm. Flamuri kombëtar është simbolizues i krijesës sonë kombëtare, është mishërues i fatit tonë dhe simbol i secilës përpjekje kombëtare nga Rilindja Kombëtare Shqiptare e deri në ditët tona. Ai do të vazhdojë të mbetet i tillë sakohë që ka shqiptarë në gjithë trevat shqiptare.

Flamuri kombëtar është simboli që i përcolli protestat studentore të viteve 1968, 1982 dhe Lëvizjes  Studentore 1997, është simboli për të cilin u sakrifikuan dhe ranë dëshmorë studentë, profesorë e pedagogë, gjatë gjithë ekzistencës së këtij universiteti. Universiteti dhe flamuri janë bashkë që nga dita e tij e parë dhe do të jenë bashkë përgjithmonë.

Largimi i flamurit nga Universieti është mohim i kontributit të studentëve, profesorëve dhe pedagogëve, por edhe gjithë popullit shqipëtar që e mbajti gjallë Universitetin, flamurin dhe bashkë me ta edhe dijen kombëtare.

Lëvizja jonë fton që ky moment të mos keqpërdoret për kauza politike të ndonjë grupacioni, partie apo lëvizjeje, për që bashkarisht dhe pas aspirata politike të ruajmë universitetin, flamurin dhe dijen kombëtare.

Ftojmë Rektorin e Universitetit të reflektojë në këtë situatë, kërkimfalja është gjesti më i vogël që ne presim nga ai, në të kundërtën të jap dorëheqje, sepse ai dhe të gjithë të tjerët që përfaqësojnë këtë mendësi, janë të padëshiruar për universitetin e aq më tepër për menaxhmentin e tij.