Reduktim i klubeve në top 5 ligat evropiane, shkak formati i Ligës së Kampionëve

Sipas gazetës La Repubblica, ligat kryesore evropiane, duke përfshirë Serinë A, mund të reduktohen në 18 skuadra për të balancuar sasinë në rritje të ndeshjeve evropiane.

Sport

07/05/2021 11:34

Formati i ri i Ligës së Kampionëve që do të fillojë në sezonin 2024-25 parashikohen të luhen rreth 100 ndeshje më shumë dhe marrë parasysh orarin e tanishëm, gjërat do të përkeqësoheshin edhe më shumë, transmeton lajmi.net.

Për këtë arsye, ligat më të larta evropiane, duke përfshirë Serinë A, thuhet se po konsiderojnë të ndryshojnë formatin e garave të tyre të brendshme, duke ulur klubet e ligës në 18.

Sipas gazetës, klubet e Serie A do të takohen të martën në Palazzo Parigi të Milanit për të diskutuar rreth këtij vendimi, ku sigurisht temë diskutimi do të jetë edhe Superliga.

Ndërkohë, formati i Coppa Italia do të ndryshojë përsëri nga sezoni i ardhshëm, me vetëm 40 klube që marrin pjesë, të gjithë nga Serie A dhe Serie B./Lajmi.net/