Realiteti virtual mbi Europë (Video)

Epoka digjitale ka kohë që ka filluar funksionimin e saj.

Auto & Tek

21/05/2018 09:08

 

Zhytja në realitetet virtuale tashmë është bërë rit i zakonshëm jo vetëm i të rinjëve por të mbarë popullatave në botë, shkruan lajmi.net

Një fluturim virtual mbi Europë është ajo çka kërkohet më shumë. Një projeksion i gjithanshëm dhe i sofistikuar bën që malet, qytetet dhe peizazhet të duken jashtëzakonisht reale.

Pra, ju kaloni mbi Paris, Venecia, mbi Alpe dhe akullnajën Aletsch, madje magjepseni nga bukuria e fjordeve norvegjeze, lumenjëve dhe liqeneve, gjithçka në projektim 3D.

Realiteti virtual pritet me entuziazëm dhe udhëtimet e tilla shoqërohen me britma kënaqësie sidomos nga fëmijët.

Shikoni videon më poshtë dhe njihuni nga afër me një realitet të tillë./Lajmi.net/

YouTube player