Rastësi apo e qëllimshme? Ballkoni dhe përshëndetja e Kurtit, identike me komunistët më të njohur në botë

Sot, Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur në Prishtinë siç e ka quajtur "provë për protestë", me parullën "Duam Zgjedhje".

Lajme

28/05/2020 19:08

E në këtë protestë ndodhi edhe diçka e pazakontë. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti doli në ballkonin e ndërtesës së qeverisë duke përshëndetur kështu masën që ishte mbledhur para qeverisë kur edhe u thye rregulli i distancës sociale.

Por, një gjë tjetër që ka rënë në syrin e shumë njerëzve në opinionin publik është përshëndetja e Kurtit nga ballkoni e cila është identike me përshëndetjet e liderëve komunistë gjatë historisë.

E një përshëndetje të ngjashme si kjo e Kurtit nga ballkoni i qeverisë, e kishte bërë edhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

E përveç Kim Jong Un, përshëndetjen nga ballkoni e kanë përdorur edhe shumë liderë të tjerë botërorë të komunizmit siç janë Josep Stalin, Vladimir Lenin, Mao Ze Dong, Benito Musolini, por edhe lideri i Shqipërisë Komuniste, Enver Hoxha.

Por çfarë nënkupton kjo përshëndetje? Në fotografitë të cilat do t’iu përcjellim më poshtë e të cilat janë publike në internet, duket se ideologjia majtiste është mëse evidente se e përdorë ballkonin për një përshëndetje që ngjall lidership dhe adhurim ndaj liderit.

Kryeministri Kurti shumë shpesh është akuzuar për ide komuniste e autoritare, por gjithmonë i ka mohuar ato, megjithatë disa gjestikulacione të tij, asociojnë me liderët më të njohur të komunizmit.

Përshëndetja nga ballkoni nga shumë studiues të komunizmit është parë si simbol i liderit suprem, i paprekshmërisë së liderit dhe krijimit të idesë se ai është ndryshe prej tyre.

Më poshtë do t’iu përcjellim fotografi pothuajse identike të liderëve të tjerë komunistë. /Lajmi.net/