Ramush Haradinajt i vdes bashkëluftëtari i orëve të para të UÇK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas vdekjes së bashkëluftëtarit të tij nga orëve të para, Cen Aliçkaj. Haradinaj ka thënë se Cen Aliçkaj ishte njëri prej luftëtarëve më të zotë të UÇK-së në Dukagjin “Kur po i formonim rreshtat e parë të UÇK-së, ndër të parët që hyri…

Lajme

14/01/2023 14:43

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas vdekjes së bashkëluftëtarit të tij nga orëve të para, Cen Aliçkaj.

Haradinaj ka thënë se Cen Aliçkaj ishte njëri prej luftëtarëve më të zotë të UÇK-së në Dukagjin

“Kur po i formonim rreshtat e parë të UÇK-së, ndër të parët që hyri në rreshtin e ushtarëve ishte edhe Cen Aliçkaj. Ishte luftëtar i fortë, njëri prej luftëtarëve më të zotë të UÇK-së në Dukagjin!”, ka shkruar Haradinaj.

Reagimi i plotë: 

Kur po i formonim rreshtat e parë të UÇK-së, ndër të parët që hyri në rreshtin e ushtarëve ishte edhe Cen Aliçkaj. Ishte luftëtar i fortë, njëri prej luftëtarëve më të zotë të UÇK-së në Dukagjin!

Sot, në paqe, Cena na u nda nga rreshti për t’ju bashkuar shumë burrave të kombit që i kishte përkrah luftës për liri.

Pusho i qetë në tokën për të cilën luftove, Cen!. /Lajmi.net/