Radamel Falcao në Serie A, i bashkohet Interit

Inter ka gjetur pasuesin e Mauro Icardit.

Sport

16/03/2019 12:22

‘Zikaltërit’ kanë filluar të pajtohen me largimin e Mauro Icardit, i cili mbetet i përjashtuar nga skuadra që nga fillimi i muajit shkurt.

‘Don Balon’ raporton se Interi po konsideron mundësinë e transferimit të sulmuesit të Monaco, Radamel Falcao, përcjell ‘lajmi.net’.

Falcao 33 vjeçar, është pjesë e Monacos që nga viti 2013, dhe në 100 paraqitje ka shënuar 62 gola.

Gjatë kësaj kohe, ai ka qenë dy herë i huazuar, një herë te Chelsea dhe një herë te Manchester United./Lajmi.net/