Racat e qenve atletikë që gjithmonë duan të vrapojnë bashkë me ju

Nëse ju pëlqen vrapimi, hikingu apo thjesht dilni të ecni çdo ditë në lagje, gjithmonë është ndjenjë e mirë ta keni një qen që ju shoqëron.

Fun

14/12/2017 14:48

Por jo çdo qen dëshiron ta kryejë këtë aktivitet fizik me ju, transmeton Telegrafi.

Prandaj, nëse dëshironi një shok të tillë, duhet ta adoptoni një qen atletik dhe aktiv, të cilit i pëlqejnë ushtrimet fizike.

Telegrafi ju sjell disa nga racat e qenve atletikë, të cilët do t’ju shoqërojnë në aktivitetet tuaja të preferuara:

Qeni australian i bagëtive

Sipas ‘outside’, kjo racë e qenit australian është një nga racat më atletike – i përsosur për pronarët e qenve.

Ekspertët e vlerësojnë këtë qen si energjik, të fuqishëm, dhe si mbrojtës personal!

Pastori australian

‘AKC’ raporton se pastri australian është i përsosur për atletët, dhe veçanërisht për bagëti. Ekspertët këtë racë e karakterizojnë edhe si shumë të shoqërueshëm.

Dalmatini

Nëse dalmatini e mban ritmin me kuajt, normalisht se e mban ritmin edhe me ju! Ky qen me plot dëshirë ju shoqëron kur dilni të vraponi në lagje apo kur stërviteni për maratonë.  /Telegrafi/