Qiraja e kushtueshme

Philip Johnson, një arkitekt dhe artist i famshëm, e kishte ndërtuar në vitin 1949 këtë shtëpi prej xhami, në qytetin New Canaan, në Connecticut. E famshme si operë arti, tash për të ka nisur të flitet në saje të kostos së qirasë së saj. Vetëm një natë e kaluar në këtë shtëpi kushton 30,000 dollarë,…

Lifestyle

27/12/2013 19:00

Philip Johnson, një arkitekt dhe artist i famshëm, e kishte ndërtuar në vitin 1949 këtë shtëpi prej xhami, në qytetin New Canaan, në Connecticut. E famshme si operë arti, tash për të ka nisur të flitet në saje të kostos së qirasë së saj.

Vetëm një natë e kaluar në këtë shtëpi kushton 30,000 dollarë, respektivisht 22,000 Euro. Të ardhurat nga këto tarifa do të shkojnë në një fond kombëtar, i cili mban dhe ruan strukturat si ‘Shtëpia prej Qelqi’, në të cilën, pikërisht ideatori Philip Johnson, kishte banuar deri më 2005, vit në të cilin vdiq.