“Qeveria Mustafa dështoi në gjithçka, na duhen zgjedhjet”

Analisti Petrit Zogaj, në Zona B të Klan Kosovës, ka thënë se për bindjen e tij të thellë qeverisja e kryeministrit Isa Mustafa është e dështuar në fushat kyçe.

Lajme

27/09/2016 21:50

Ai ka deklaruar se premtimet kryesore të fushatës nuk janë përmbushur, me pozitën që ia lë fajin për këto mosarritje bllokadës nga opozita, njofton Klan Kosova.

“Në kohën e Qeverisë Mustafa ka dështuar privatizimi i Brezovicës, ndërtimi i termocentralit, zhvillimi ekonomik, miratimi i asociacionit dhe demarkacionit dhe ushtrisë. Gjatë kësaj periudhe vetëm është rehabilituar klientela partiake”.

“Një kryeministër, profesor i ekonomisë, vjen në qeveri dhe thotë se do ta shpëtojë ekonominë, gjë të cilën nuk po e shohim. Krejt cka mund të disktuojmë sot është bilanci i punës së tij dyvjeçare”.

“Krejt çfarë kemi parë debatin e kohëve të fundit janë deklaratat e pozitës që thonë se gazi lotjsellës ua ka pamundësuar punën”.

Zogaj ka theksuar se në këto kushte duhet që vendi të shkojë në zgjedhje, në mënyrë që të provohet nëse ky koalicion ka vërtetë mbështetjen e popullit.

“Provat që duhet të bëjnë si kryetarë partish Kadri Veseli dhe Visar Ymeri, Isa Mustafa si kreyministër dhe Ramush Haradinaj që ka folur shumë për demarkacionin janë arsye të forta që të shkojmë në zgjedhje. Liderin e ka ndërruar edhe Lista Serbe. Po ashtu nuk kemi rezultate nga dialogu i Brukselit. Nuk kemi kod telefonik dhe marrëveshjet tjera nuk zbatohen”.

” Të gjithë indikatorët tregojnë që duhet të kemi zgjedhje, për ta vlerësuar situatën”.

“Kemi dy liderë të dy partive politike kryesore, Kadri Veseli dhe Isa Mustafa, që nuk kanë asnjë sukses. Pra në këto kushte kërkesa jonë për të shkuar në zgjedhje është legjitime”.

“Nëse këto dy parti më pastaj marrin numër të njëjtë votash dhe dy agjendat kryesore, asociacionin dhe demarkacionin, t’i kamuflojnë, atëherë mendoj që nuk kemi cfarë të bëjmë”. /klankosova.tv