Qenët endacak shqyejn fetusin 4-muajsh

Fetusi 4-muajsh ishte i mbështjellur me një qese të zezë dhe i hedhur në një deponi mbeturinash.

Bota

07/04/2016 03:31

Banorët ditën e djeshme në Mumbai kanë parë qenët endacak teksa luftonin për një qese të zezë plastike, përcjell lajmi.net

Kur u afruan të shihnin, vërejten se në qese gjendej një fetus 4-muajsh i abortuar dhe banorët menjëherë telefonuan policinë.

Policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë fetusin duke e dërguar në mort ku mjekët po merren me të.

Është bërë e ditur nga mjekët se fetusi ishte 4-muajsh dhe peshonte rreth 250 gram, por gjinia nuk është mundur të identifikohej për shkak se fetusi nuk ishte krejtësisht i zhvilluar.

Mjekët së bashku me policinë janë duke hulumtuar për të gjetur prindërit e tij, për të vazhduar më pas me normat ligjore./lajmi.net