Protestë para Qeverisë dhe te ambasada turke në Prishtinë

Në qendër të Prishtinës dhe te Ambasada turke po protestohet për gjashtë shtetasit turq.

Lajme

30/03/2018 18:13

Një protestë ka nisur në qendër të Prishtinës pas arrestimit të djeshëm të gjashtë shtetasve turq, për të cilët krerët e shtetit njoftuan se janë deportuar në Turqi.

Protestuesit po brohorasin “Edukimi nuk është terrorizëm”, “Shqiptari nuk të Pret në Besë në Konak”, etj, ndërsa po fishkëllojnë edhe me filikaqa.

Edhe para Ambasadës së Turqisë në Kosovë po qëndrojnë disa familjarë dhe miq të të arrestuarve.

Te ambasada policia ka vendosur një shirit 50 metra larg dyerve të ambasadës, ndërsa i ka larguar përtej tij ata që po qëndrojnë afër ambasadës

Bleron Zherka, mësimdhënës në kolegjin “Mehmet Akif”, zyrtarë të të cilit ishin ata që u arrestuan, tha se janë mbledhur këtu ngase kanë informata se kolegët e tyre ndodhen në ambasadë.

“Jemi mbledhë këtu se kemi informatë që kolegët janë brenda në ambasadë dhe janë duke u mbajtur peng”, tha Zherka.

Ai deklaroi se po rrinë para ambasadës për t penguar depërtimin e të arrestuarve.

“Kemi dalë me i pengu për mosdeportim jashtë Kosovës, nëse ndodhë kjo Kosova do ta ketë një barrë të madhe. Na thjeshtë u nisëm me pengu deportimin, ne vullnetariaht dolëm me i mbrojtë kolegët tanë”, tha Zherka.

Ai deklaroi se po presin ndonjë deklaratë të Qeverisë së Kosovës se ku ndodhen gjashtë shtetasit turq.

Do të rrimë këtu të presim ndonjë deklaratë zyrtare nga Republika e Kosovës me na dhënë një informacion të sigurt se ku janë, nuk kemi parë asnjë video, as fotografi të tyre, as avokatët nuk janë takuar me klientët e tyre.

Ai tregoi se ata që po rrinë para ambasadës “Kryesisht janë kolegë dhe familjarë të kolegëve tanë të punës, shtetas turq me lejeqendrim në Prizren”.

Edhe Leotrim Syla, avokati i njërit nga të arrestuarit dje mohoi sot se shtetasit turq janë depërtuar.

Sipas avokatit, stafi i Shkollës “Mehmet Akif”, ka marrë informata qe tre të arrestuarit në Gjakovë gjenden në aeroport, dy tjerë gjenden në Ambasadën turke dhe për fatin te arrestuarit tjetër, doktorit, nuk dihet asgjë.

Por Ramush Haradinaj deklaroi sot se shtetasit e arrestuar dej në mesditën e djeshme janë depërtuar.

Edhe dje u protestua për lirimin e gjashtë shtetasve turq.