Propozimet doganore të Britanisë pas Brexitit janë “imagjinata”

Propozimet e Britanisë së Madhe për diskutimin e marrëveshjeve të ardhshme doganore me Bashkimin Evropian janë “imagjinata”, ka thënë koordinatori për Brexit në Parlamentin Evropian, Guy Verhofstadt.

Bota

15/08/2017 14:54

Britania ka thënë se dëshiron një marrëveshje të përkohshme doganore me BE-në pas Brexitit, në mënyrë që t’i lejohet tregia më e lirë e mallrave.

Kryeministrja Theresa May, është duke synuar të zhvendos negociatat drejt çështjes së marrëveshjes së Britanisë me BE-në, pas Brexitit, mirëpo vendet e bllokut kanë thënë se fillimisht duhet të zgjidhet procesi i largimit, duke përfshirë të drejtat e banorëve dhe pagesën për daljen e Britanisë nga BE-ja.

“Të jesh edhe brenda dhe jashtë Bashkimit Doganor dhe “kufinjve të padukshëm” është imagjinatë. Fillimisht duhet siguruar të drejtat e qytetarëve dhe çështjet financiare”, ka shkruar Verhofstadt, në Twitter.