Projektor gjigant në qendër të Gjilanit për ndeshjen Prishtina-Drita

Tashmë organizimi veçse ka filluar dhe po pritet që qytetarët që duan ta shohin ndeshjen ta bëjnë një gjë të tillë pikërisht në këtë vend.

Sport

20/05/2018 14:40

Një numër i madh i tifozërisë gjilanase tashmë kanë marrë rrugë drejt Pejës për ta ndjekur nga afër duelin ndërmjet Prishtinës dhe Dritës që vlen një titull kampioni.

Por, për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të jenë në Pejë, ndeshjen do të mund ta shikojnë përmes projektorit gjigant që do të vendoset në qendrën e qytetit të Gjilanit (Te Teatri), raporton Gazetasheshi.com.

Tashmë organizimi veçse ka filluar dhe po pritet që qytetarët që duan ta shohin ndeshjen ta bëjnë një gjë të tillë pikërisht në këtë vend.