Prodhuesit vendor me ide për tortën e Pavarësisë /FOTO

Prodhuesit vendorë të Republikës së Kosovës, i’u kanë bashkangjitur vargut të festimeve të 10 vjetorit të Pavarësisë së shtetit më të ri në Evropë.

Lajme

13/02/2018 13:22

Ata gjatë ditës së sotme kanë dhënë idetë e tyre për dukjen e tortës së Pavarësisë, duke paraqitur kreativitetin me ngjyrat shtetërore të Kosovës, raporton lajmi.net.

Në këto dizajne të paraqitura nga këta prodhues, shihet mbizotërimi i ngjyrave verdhë, kaltër e bardhë, të bashkangjitura me hartën e Kosovës, e që paraqesin flamurin e shtetit.

Ndryshe, një tortë e tillë mirëpo në përmasa shumë më të mëdha ishte servuar edhe ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt./Lajmi.net/