Procedohet në Qeveri koncept-dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Është proceduar në Qeveri koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i cili i hap rrugë hartimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Kështu ka njoftuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Lajme

06/04/2021 13:58

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se sapo është finalizuar dhe proceduar drejt qeverisë ky koncept-dokument.

“Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet i Qeverisë tonë prandaj edhe do ta fuqizojmë bazën ligjore kundër korrupsionit di dhe kapacitete e institucioneve të drejtësisë në luftën e tyre ndaj krimit të organizuar e korrupsionit”, tha tutje ministrja Haxhiu, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë:

Sapo finalizuam dhe e proceduam në Qeveri koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i cili i hap rrugë hartimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet i Qeverisë tonë prandaj edhe do ta fuqizojmë bazën ligjore kundër korrupsionit si dhe do fuqizojmë kapacitetet e institucioneve të drejtësisë në luftën e tyre ndaj krimit të organizuar e korrupsionit./Lajmi.net/