“Presidenti”

Kushtetuta si kompetencë të parë presidentit ia liston përfaqësimin e Kosovës jashtë. Hashim Thaçi do ta drejtojë politikën e jashtme për më shumë se një vit, kur pastaj mëton të bëhet president.

Lajme

10/12/2014 08:51

Njohës të zhvillimeve politike thonë se funksioni që ka marrë në Qeveri kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, është mirë i kalkuluar.

Sociologu Artan Muhaxhiri ka vlerësuar se prezenca e Thaçit në Qeveri tregon fuqi më të madhe sesa thjesht dy funksionet që mban, shkruan “Koha Ditore”.

Ndërkaq, juristi Dren Doli ka shprehur bindjen se një ministër i Jashtëm aktiv, dhe për më tepër lider i partisë më të madhe në vend, do të mund të dominojë çdo rol të kryeministrit dhe të presidentit në politikën e jashtme.