Presidenti i Maqedonisë: Ambasadori ynë në UNESCO nuk është tërhequr për shkak të Kosovës

Mediat maqedonase kanë raportuar se ambasadori i Maqedonisë në UNESCO, Agron Buxhaku është tërhequr nga detyra e tij në këtë organizatë para përfundimit të mandatit, për shkak se kishte mbështetur pranimin e Kosovës në UNESCO, por një gjë të tillë është duke e mohuar kategorikisht president maqedonas Gjorgje Ivanov, shkruan MIA.

Lajme

29/10/2015 11:45

Nga zyra e presidentit Ivanov është bërë e ditur se vendimi mbi revokimin e Buxhakut ishte marrë para votimit në UNESCO, që do të thotë se raportet e medieve se dy ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën janë vetëm spekulime, transmeton lajmi.net.

Mandati i ambasadorit Buxhaku përfundon në dhjetor të këtij viti, dhe për shkak të përkatësisë së tij etnike (shqiptar), mediat kishin filluar të spekulojnë kinse ai ka votuar pro pranimit të Kosovës në UNESCO pa u koordinuar me eprorët e tij në Maqedoni. (lajmi.net)