Portret i pazakontë i kryetarit të Pejës

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri është shfaqur në një portret të pazakonshëm mëngjesin e së hënën, të bërë nga individ të panjohur në një ballë muri në qendër të Pejës.

Lajme

24/11/2014 15:42

“Artistët”, që supozohet të jenë mbrojtës të të drejtave të kafshëve e kanë vizatuar portretin e Muhaxherit me një lak në qafë, të hipur mbi një karrige dhe disa qenë rreth tij.

Mesazhi  pranë këtij portreti është shkruar në gjuhën angleze: “They would never do this to YOU” (Ata kurrë nuk do ta bënin këtë kundër jush!).

Ky reagim i individëve që kundërshtojnë vrasjen dhe maltretimin e kafshëve ka të bëjë me vendimin e Komunës së Pejës për kapjen e qenve endacak dhe dërgimin e tyre në një kafaz, në fshatin Lutogllavë. /lajmi.net/