Politikanë, biznesmen e artistë shqiptarë para ndeshjes Shqipëri-Zvicër

Politikanë, përfaqësues të bizneseve e artistë të ndryshëm nga Kosova ia kanë mësyrë sot Francës ku po mbahet Euro 2016.

Lajme

11/06/2016 13:18

Rëndësia e këtij kampionati evropian për popullin shqiptar po bëhet edhe më e madhe për shkak të pjesëmarrjes së ekipit të Shqipërisë që gjatë ditës së sotme pritet të jetë përballë Zvicrës.

Këtij kampionati nuk po i mungon edhe ish ministri i sportit të Kosovës Memli Krasniqi, tani ministër i Bujqësisë.

Ai e ka publikuar një fotografi në Facebook, ku shihet presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, biznesmeni Lazim Destani, këngëtari Kresha, aktori ‘Arifihikmeti’, Blerim Destani dhe Noizy.

“Rrugës për në Lens, për të ndjekur debutimin historik të Kombëtares Shqiptare në Kamiponatin Evropian “Franca 2016”, shkruan Krasniqi.

Euro 2016 ka filluar gjatë ditës së djeshme, ndërsa arena e madhe “Stade de France” është rezervuar për një ceremoni, të paralajmëruar si spektakolare nga organizatorët, për të shënuar nisjen e evropianit më të madh të futbollit “Franca 2016” me 24 skuadra./lajmi.net