“Pokemon Go” bie nga froni

Loja “Pokemon Go” nuk është më mbreti i aplikacioneve. “Sensor Tower”, e cila është platform kryesore e analizave mbi aplikacionet, raportoi në një postim se loja që qëndroi në vend të parë për 74 ditë si aplikacioni me përdorimin më të madh ditor, tani nuk është më i tillë.

Auto & Tek

28/09/2016 09:41

“Pokemon Go” deri më tani ka grumbulluar më shumë se 440 milionë dollarë bruto në treguan e “Apple”, “Google”, “Playstore”, shkruan Top Channel.

Vendin e “Pokemon Go” e ka zënë “Clash Royale”, e cila është një lojë strategjike e lançuar nga “Supercell” në fillim të këtij viti.