Plaçkitësit e maskuar ikën duarthatë, nga shitësi u hodhi syve sprei me përmbajtje vajore (Video)

Me anë të spreit me përmbajtje vajore që përdoret në industri, shitësi i një dyqani në Mançester të Anglisë, zmbrapsi dy persona që kishin hyrë për të plaçkitur.

Fun

03/05/2018 21:34

Të maskuarit e kërcënuan atë, ndërsa njëri prej tyre e gjuajti me një shishe vere, por punonjësi ishte i vendosur dhe vazhdoi t’ju hidhte lubrifikantin, transmeton Telegrafi.

Derisa një sasi e vogël e këtij sprei, shkakton erë të rëndë dhe iritim në sy, me këtë rast ata besohet se e kanë pësuar shumë keq. Megjithëse, u desh të largohen duarthatë.

Forcat e rendit po kërkojnë informata për identifikimin e tyre, ndërsa në spitalet e zonës, askush nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore me këto simptoma në sy.

YouTube player