Peshkimi synon rritjen e eksporteve në tregjet e BE-së

Sektori i peshkimit në vendin në Shqipëri gjatë këtij viti ka shënuar rritje të sasisë së peshkut të zënë dhe synon rritjen e eksporteve në tregjet e BE-së, favorizuar kjo nga heqjen e taksës së karburantit, i cili prek në mënyrë të drejtpërdrejtë zhvillimin e këtij sektori dhe rritja e investimeve në flotën e peshkimit.

Lajme

05/07/2016 18:28

 

Ministria e Bujqësisë parashikon që këtë viti të hap negociatat me Bashkimin Evropian, dhe negocimi i kuotave që sot është 1600 ton do të bëhet vetëm mbi bazën e kapacitetit të instaluar të aftësive peshkuese, pra të flotës.

Prandaj, në këto kushte ministria e Bujqësisë apelon për krijimin e një flote me standarde bashkohore në mënyrë që diskutimi me partnerët evropianë për të negociuar shtimin e kuotave të jetë dhe real dhe me tregues në rritje.

Sipas të dhënave zyrtare, vitin e kaluar ky sektor shënoi rreth 5.813 ton peshk të zënë, ose 7,6% më shumë se në 11 muajt e parë të vitit 2013, ku u kapën vetëm 5.369 ton peshk.

Ndërkohë, që në vlera monetare prodhimi në total kap shifrën e 40 milionë dollarë amerikanë, nga ku 22 milionë janë siguruar nga zënia e peshkut në bregdet dhe laguna, 8 milionë në akuakulturë dhe pjesa tjetër nga kultivimi i midhjeve.