Pesë librat e preferuar të Bill Gatesit për vitin 2017

Bill Gates i lexon rreth 50 libra në vit, por shumë pak prej tyre futen në listën e tij të librave të preferuar të vitit.

Fun

05/12/2017 11:29

 

Për disa vite, themeluesi i gjigantit ‘Microsoft’ i ka zgjedhur nga pesë tituj të cilët i kanë pëlqyer dhe i ka publikuar kritikat e tij për to në blogun e tij ‘Gates Notes’, transmeton Telegrafi.

Këto janë rekomandimet e tij për vitin 2017:

“The Best We Could Do” nga Thi Bui

Kjo novelë autobiografike tregon historinë e vajzës së refugjatëve vietnamezë të cilët kishin migruar në SHBA pas rënies së Saigonit në vitin 1975.

“Evicted: Powerty and Profit in the American City” nga Matthew Desmond

Gates këtë libër e ka quajtur si portret të varfërisë amerikane.

Desmond, sociolog në Universitetin Princeton, ka shpenzuar 18 muaj duke jetuar në dy lagje të Milwaukees dhe Wisconsinit – njëra kryesisht me persona të bardhë, tjetra kryesisht me persona me ngjyrë.

Këto dy lagje janë shumë të varfra, kështu sociologu e ka dokumentuar jetën e banorëve, duke përfshirë edhe të pronarëve të banesave dhe qiraxhinjve.

“Believe Me: A memoar of Love, Death, and Jazz Chickens” nga Eddie Izzard

Në këtë biografi, Izzard shkruan se si ia kishte dalë mbanë t’i kalonte sfidat e fëmijërisë, kishte mësuar aftësi të reja dhe ishte shndërruar në aktor, komedian, shkrimtar, vrapues dhe aktivist me famë botërore.

“The Sympathizer” nga Viet Thanh Nguyen

Kjo novelë fiktive historike është rreth një agjenti të dyfisht vietnamez i cili spiunon në një komunitet refugjatësh në Los Angjelos për qeverinë e Vietnamit Verior.

Libri ofron një perspektivë të asaj se çfarë do të thotë të mbetesh mes dy anëve të Luftës së Vietnamit.

“Energy and Civilization: A histori” nga Vaclav Smil

Zgjedhja e fundit e Gates eksploron se si energjia i ka formësuar shoqëritë përgjatë historisë.

Gates i ka lexuar pothuajse të gjithë 37 librat e Smilit, ndërsa libri në fjalë tregon se si konsumimi i energjisë dhe rritja ekomomike janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën.