“Përtej Vijave”, filmi i nxënësve të gjimnazit ‘Xhevdet Doda’ që përçon mesazh të madh

Nxënësit e gjimnazit ‘Xhevdet Doda’ kanë realizuar një film të metrazhit të mesëm.

ShowBiz

18/11/2017 19:37

Ky film i quajtur ‘Përtej Vijave’  i realizuar në formën më profesionale, ka një tematikë, që në realitet është një përshkrim i përditshmërisë së nxënësve në shkollat e Kosovës e që është ndarja e shoqërisë e bazuar në paragjykime, shkruan lajmi.net

Në fakt, filmi si qëllim ka që të përçoj mesazh në parandalimin e ngacmimeve dhe se gjithë janë të barabartë, varësisht karakterit, fesë dhe gjendjes ekonomike që kanë.

“Përtej Vijave” për qëllim kryesor ka vënien në pah dukurinë e ngacmimeve, e cila fatkeqësisht ka pushtuar shoqërinë jo vetëm kosovare por edhe atë botërore.

Say No To Bullying vlerëson shumë përkrahjen e dhënë nga UNICEF Innovations Lab Kosovo, si dhe falënderon të gjithë ata që vullnetarisht, me punën e tyre të palodhshme na ndihmuan në finalizimin e këtij projekti dhe realizimin e filmit./Lajmi.net/

YouTube player