Personalitet shqiptare të njohura në botë dhe të arriturat e tyre (Foto)

Shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria në fusha të ndryshme arritën që të bëhen të njohur edhe për tregun botëror.

ShowBiz

17/01/2016 09:08

Disa filluan karrierën e tyre në vend e pastaj depërtuan, e disa të tjerë filluan karrierën nga atje. Shqiptar të njohur ka pothuajse në gjithë botën, ata u bënë të njohur në vende të ndryshme me lami të ndryshme.

Këto personalitete përmes talentit të tyre dhe punës, përveç arritjeve vetiake, bënë që Kosova dhe Shqipëria të njihet nga shumë popuj të ndryshëm, sepse sa herë që atyre iu është dhënë rasti ata kanë folur për origjinën e tyre me krenarin më të madhe. Ata kaluan në shumë peripeci dhe sfida gjatë krijimit të karrierës së tyre, por fal punës ia dolën që të realizojnë ëndrrat.

Në krye të kësaj liste hynë Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza e cila lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi). Nëna Tereza ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit “Nobel” për Paqen, e cila më 19 tetor të vitit 2003 u shpal l e bekuar nga Vatikani. Ajo u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. Bill Clinton në qershor të vitit 2002 , tha se “Nënë Tereza, ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar dhe tani ndihem shumë krenare që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.

Nga një fushë tjetër, i njohur për botën u William G. Gregory i cili lindi në Lockpart të New Yorkut më 14. 05. 1957. Ai është astronaut amerikan me prejardhje shqiptare nga qyteti i Korçës. William G. Gregory është biri i një piloti ushtarak i cili kishte migruar nga Shqipëria kur ishte vetëm 2 vjeç. William G. Gregory u diplomua në shkencat teknike, në Akademinë e Forcave Ajrore të Amerikës, më 1980. Gradën “magjistër” në inxhinieri dhe mekanikë e mori nga Universiteti “Columbia” i New York-ut. Nga viti 1981, deri në vitin 1986 , Gregory shërbeu si pilot i aeroplanëve luftarakë amerikanë F-11, F-4, A-7D dhe i pesë modeleve F-15 Eangle. Pasi u bë astronaut më 1991, ai shërbeu si përfaqësues zyrtar i qendrës astronautike për zbritjen në tokë të anijeve kozmike.

Një tjetër shqiptar që zbardhi fytyrat e të gjithëve në Francë është Tedi Papavrami, i cili lindi në Tiranë në 1971. Ai u lidh me violinën që në moshën katërvjeçare. Studioi violinë me të atin, profesorin e njohur Robert Papavrami, i cili ka ndikuar mjaft në të ardhmen e tij artistike. Në moshën 8 vjeçare interpretoi “Arie Bohemienne”, të Sarasate me orkestrën Filarmonike të Tiranës dhe tre vjet më vonë mbajti koncertin e parë për violinë të Paganini-t. Në shtator 1982, falë flautistit Alain Marion, qeveria franceze i ofron një bursë studimi në Francë, ku studion pranë Conservatoire National Superieur de Musique në Paris, nën drejtimin e Pierre Amoyal. Në vitin 1985 fiton konkursin “Rodolfo Lipitzer” në Gorizia, në 1986 fiton me unanimitet çmimin e parë të Konservatorit të Parisit. Në vitin 1987 merr diplomën e Konservatorit të Losanës.

Inva Mula e lindur në Tiranë në vitin 1963, është një këngëtare soprano shqiptare me famë ndërkombëtare. Në vitin 1987 fitoi konkursin “Këngëtarja Shqiptare”, më 1988 konkursin “George Enescu” në Bukuresht. Pas katër vjetësh, në 1992 fiton konkursin ”Butterfly” në Barcelona. Në 1993 merr një çmim në Operalia-n e parë të Placido Domingos në Paris. Ka bashkëpunuar me tenorë të famshëm në operën e Bastille-s në Paris, në Bruksel, në Mynih dhe në Oslo. Në vitin 1996 mori pjesë në operën Medee të Luigi Cherubini-t në Francë. Në 1998 rikthehet në operën e George Bizet “La Jolie fill de Perth”. Në filmin “Elementi i peste” në 1997 i jep zërin këngëtares në rol Lucia di Lammermoor në skenën “The Diva Dance”. Më vonë ajo luajti në “Ivan IV” të Bizet-it në Paris. Në vitin 2001 ishte e zënë në Itali ku luajti në teatrin “La Scala” pjesën e Verdit “Falstaff” dhe Riggoleto-n në Arenën e Veronës. Ka marrë pjesë rregullisht në “La Scara” ku luajti Lucia di Lammermoor, La bohème, Manon (2006). Luajti gjithashtu disa herë dhe La traviata-n në qytete të rëndësishme si Tokio, Bilbao, Orange, Trieste dhe Toronto. Në 2007, ajo luajti Norine-n e parë në L’elisir d’amore në Toulouse të Francës. Jeta e saj është e ndarë më së shumti mes Francës dhe Shqipërisë.

Arben Bajraktaraj i lindur më 29 janar 1973, është aktor i cili jeton në Francë, në vendin ku edhe filloi karrierën e tij. Ai filloi në disa filma fran cez duke u shfaqur pastaj në disa role më të vogla në filma internacional si “Taken” dhe “Verso”. Ai vazhdoi duke u bërë i famshëm me rolin e tij në “Death Eater Antonin Dolohov”, në filmin eHarry Potter. Karrierën e tij ai e vazhdoi duke qenë pjesë e filmave si : Gérard Pirès, Xavier Ruiz, Tony Gatlif dhe Pierre Morel.

Rita Ora (Rita Sahatçiu, ka lindur më 26 nëntor 1990 në Prishtinë) është këngëtare dhe aktore britanike me prejardhje shqiptare. Në vitin 2009, ajo nënshkroi kontratën me “Roc Nation”. Albumi i saj i parë “Ora” i cili u lansua në vitin 2012 , kishte shumë hite si “Hot Right Now”, “How we Do(Party)”, dhe “RIP”. Rita Ora ka qenë e vetmja artiste në Britaninë e Madhe që gjatë vitit 2012 ka arritur që tri këngët t’i qëndrojnë në vendin e parë në listat e muzikës.

Kënga e parë nga albumin e saj të dytë, ” I Will Never Let You DoWn”, u bë e katërta në listat hite në vitin 2014. Po në këtë vit, Rita bashkëpunoi me Iggy Azalea dhe këngën “Black Widoë”. Në 2015, Ora u bë trajner në “The Voice UK”, dhe gjyqtare në “The X Factor (UK series 12)”. Përveç muzikës, Rita Ora njihet edhe si aktore, ajo fillimisht kishte promovuar vetën në skenën e aktrimit. Në 2004 ajo u shfaq në filmin “ Spivs”, ku luajti rolin Rosanna. Në 2014, në Fast & Furious 6, dhe në vitin 2015 ajo pati një rol në filmin “Fifty Shades of Grey”.

Eliza Patricia Dushku lindi më 30 dhjetor 1980 në Boston, Massachusetts. Është një aktore amerikane me prejardhje nga një familje shqiptaro-daneze. U bë e njohur me rolin Faith në TV serinë Buffy dhe nga seriali televiziv “Angel”. Ajo ka luajtur në dy seriale të rrjetit Fox, “Tru Calling” dhe “Dollhouse”. Është gjithashtu e njohur dh e për rolet në filma si “True Lies”, “The New Guy”, “Bring it On”, “Wrong Turn” dhe “Jay” and “Silent Bob Strike Back”, gjithashtu dhe si dublante me zërin e saj për lojëra elektronike. Dushku, e bija e Philip R. Dushku, një administrator dhe mësues në shkollat publike të Bostonit dhe Judith “Judy” (nee Rasmussen), një profesoreshë e shkencave politike. Babai i Dushkut është një shqiptaro-amerikan nga qyteti i Korçës, ndërsa e ëma është me prejardhje daneze dhe angleze. Ajo ka tre vëllezër. Dushku ka ndjekur shkollën “Beaver Country Day” dhe është diplomuar nga shkolla e mesme“Watertown”.

Më e reja që është duke u zhvilluar në tregun botëror, me origjinë nga Kosova është këngëtarja 20 vjeçare, Dua Lipa. Ajo dhe prindërit e saj e kanë lëshuar vendin gjatë vitit 1990. Lipa është e lindur dhe e rritur në Londër. Këngën e par ë ajo e ka sjell kur ishte 19 vjeçe. Kënga e saj e parë u publikua në vitin 2015 është “New Love” ku pas disa muajve ajo lansoi këngën e dytë “Be the one”. Dua Lipa me këto këngë ka kryesuar në toplistat dhe shpeshherë është krahasuar me “Jessie J” për veçantin që përbënë stili i saj, si në muzikë ashtu edhe në veshje. Ajo pritet që do të jetë ylli shndritës i 2016-tës.

Ka edhe shumë personalitete të tjera nga fusha të ndryshme që njihen në botë, e të shpresojmë që numri i tyre të jetë çdoherë e në rritje duke kryesuar kështu nëpër toplista dhe duke u shpërblyer për punën që e bëjnë.