Përmirësim i dukshëm i cilësisë së ajrit në kohën e karantinimit

Cilësia e ajrit po rritet në vendet që mbeten nën karantinë në kohën e koronavirusit, thonë ekspertët.

Bota

22/03/2020 18:53

Imazhet nga agjencia hapësinore amerikane NASA tregojnë qartë se si, në shkurt përqendrimi i dioksidit të azotit (NO2) ra në mënyrë dramatike në Wuhan, Kinë, epiqendra e pandemisë COVID-19, duke kaluar nga një tregues që ishte i kuq / portokalli në blu, shkruan France 24, transmeton lajmi.net.

NO2 kryesisht prodhohet nga automjetet, industritë dhe termocentralet.

Derisa Kina po kalon kulmin e krizës së saj, imazhet e fundit nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) tregojnë një ringjallje në emetimet NO2. /Lajmi.net/