Përleshjet gjatë ndeshjes Tirana-Besiktas, UEFA merr vendimin për tifozët

Përplasja mes tifozëve në tribuna pak sekondave para fillimit të ndeshjes Tirana-Besiktas, në mitikun “Air Albania”, nuk ka shpëtuar pa u vënë re nga UEFA, të cilët kanë nisur një hetim disiplinor për sfidën e 3 gushtit, të vlefshme për fazën e dytë kualifikuese të Conference League. Mirëpo, teksa ka kaluar afro 1 javë, UEFA…

Sport

09/08/2023 10:40

Përplasja mes tifozëve në tribuna pak sekondave para fillimit të ndeshjes Tirana-Besiktas, në mitikun “Air Albania”, nuk ka shpëtuar pa u vënë re nga UEFA, të cilët kanë nisur një hetim disiplinor për sfidën e 3 gushtit, të vlefshme për fazën e dytë kualifikuese të Conference League.

Mirëpo, teksa ka kaluar afro 1 javë, UEFA duket se i ka marrë vendimet e saj dhe mbrëmjen e së martës, që sapo lamë pas, “shqiponjat” e Besiktas i kanë bërë publike masat e marra ndaj tyre, të cilat ishin më të lehta seç ata prisnin.

“Pezullimi për futbollistin tonë Arthur Masuaku, i cili mori një karton të kuq në ndeshjen ndaj Tiranës, u reduktua nga 2 ndeshje në 1. Si pasojë, ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë që skuadra do të luajë kundër Neftçi Baku në turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Për më tepër, për shkak të ngjarjeve në tribunën e miqve gjatë ndeshjes ndaj Tiranës, klubi ynë u gjobit me 40 mijë euro dhe është mbyllur tribuna e tifozëve udhëtues për një ndeshje. Por ky penalitet i fundit u pezullua për dy vite dhe do të hyjë në zbatim nëse shkeljet do të përsëriten”,- thuhej në një postim të klubit turk.

Ndërkaq, tanimë e vetmja gjë që mbetet është të presim për të mësuar se cili do të jetë ndëshkimi i “bardhebluve”, pasi dhe ata bënë jo pak shkelje gjatë përballjes dhe pas saj.