Përfitime marramendëse të Portos nga shitja e lojtarëve

Porto është njëra prej skuadrave që njihet me blerjen e lojtarëve me pak para ose edhe marrjen e tyre falas, ndërsa pastaj nga ta përfiton miliona euro.

Sport

26/10/2015 10:49

Skuadra nga Portugalia ka përfituar mbi 400 milionë euro nga futbollistët në 10 vitet e fundit.

Tesheshi i sjell disa nga lojtarët prej të cilëve Porto përfitoi shuma të mëdha parash, transmeton Shqipmedia.

Pepe
Erdhi në vitin 2004 në Martimo për 2,1 milionë euro. Në vitin 2007 u shit në Real Madrid për 32,8 milionë. Benefiti financiar që nxorri Porto me këtë transfertë është 30,7 milionë euro.

Mangala
Porto e transferoi nga Standard Liege në vitin 2011 për 7,1 milionë euro. Ndërkohë, në vitin 2014 e transferoi nëManchester City për 43,7 milionë. U përfituan 36,6 milionë euro.

Falcao
Kolumbiani u transferua nga River Plate në vitin 2009 për 5,9 milionë euro. Në vitin 2011, u transferua në Atletico Madrid për 43,7 milionë. Shuma e pastër që përfitoi Porto me këtë transfertë ishte 37,8 milionë euro.

Hulk
Futbollisti i njohur për fizikun e fuqishëm sikurse personazhi i filmit , erdhi në Porto në vitin 2008 për shumën 20,7 milionë euro. Ndërkohë, u transferua në Zenit në vitin 2011 për shumën e 60,1 milionë. U nxorrën 39,4 milionë euro.

James
Erdhi në Porto në vitin 2010 për shumën 7,9 milionë euro. Ndërkohë, në vitin 2013 u transferua në Monaco për shumën 49,2 milionë. Në fund, Porto doli me 41,3 milionë euro fitim.