Perfekt Nicole

Nicole Scherzinger ndoshta po mendon t’i kthehet muzikës, kështu që nuk ishte befasi që ajo ishte pjesë e industrisë elitare të muzikës, në ndejën e organizuar të premten mbrëma, para Grammy. Ish anëtarja e grupit ‘Pussycat Doll’, u pa javën e kaluar duke darkuar me producentin e muzikës, Tricky Steward, duke bërë me dije se…

ShowBiz

26/01/2014 16:55

Nicole Scherzinger ndoshta po mendon t’i kthehet muzikës, kështu që nuk ishte befasi që ajo ishte pjesë e industrisë elitare të muzikës, në ndejën e organizuar të premten mbrëma, para Grammy.

Ish anëtarja e grupit ‘Pussycat Doll’, u pa javën e kaluar duke darkuar me producentin e muzikës, Tricky Steward, duke bërë me dije se ajo do t’i kthehet muzikës.

E dashura e ngasësit të Formula 1, Lewis Hamilton, ndërkohë eci në tepihun e kuq të Beats Music në Belasco Theater të Los Angelesit, që organizohet para Grammyt.

Këtë eveniment e ka organizuar Dr. Dre, ndërsa aty morën pjesë edhe yje si Eminem, Busta Rhymes, Pharcyde, Bone, Method Man & Redman dhe Scarface.