Përdorues të Android, kujdes nga këto viruse

Platforma Android është prekur nga tri viruse të reja, të cilat kanë infektuar aplikacione të ndryshme si Twitter dhe Facebook. Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se është e pamundur që të hiqen këto viruse. Përdoruesit do të duhet të ndërrojnë pajisjet e tyre të infektuara nëse duan të shpëtojnë nga këto viruse.

Lajme

12/02/2016 03:00

Viruset mund të instalohen vetë tek sistemi i aplikacionit dhe rrënjosen tek çdo pajisje Android. Ekspertët e sigurisë tek Lookout zbuluan se më shumë se 20 mijë aplikacione popullore në Android janë prekur nga këto viruse. Pavarësisht infektimit, aplikacionet vazhdojnë të duken si legjitime, prandaj nuk mund të kuptohet nëse pajisja është prekur nga viruset.

Disa nga aplikacionet më popullore që janë prekur nga viruset janë: Facebook, Snapchat, Candy Crush, Google Now, WhatsApp etj. Viruset janë quajtur Shedun, Shuanet dhe ShiftyBug.

Eksperti i sigurisë Michael Bentley tha për Apple Insider. “Individët që janë prekur nga viruset Shedun, Shuanet dhe ShiftyBug duhet të shkojnë në dyqan të blejnë një telefon të ri, pasi këto viruse rrënjosen tek pajisja dhe instalohen vetë si aplikacione sistemi.”/lajmi.net