Pellgu që krijohet nga shiu në Dardani të Prishtinës

Sa herë bije shi, rruga që qon për tek ‘Stacioni i autobusëve’ në Prishtinë kthehet në pellg të madh. Nga reshjet e shiut të javës së kaluar ajo pjesë për disa orë është kthyer në pellg të vërtetë.

Lajme

22/05/2019 23:07

Në mungesë të kanalizimit, e gjithë pjesa nën urë tek ‘Stacioni i autobusëve përmbytet nga shiu. Kësisoj lëvizja bëhet shumë e vështirë.

Qytetarët po kërkojnë nga Komuna e Prishtinës që të bëjë një zgjidhje për këtë problem, shkruan lajmi.net.

“Ky “liqen” ndodhet në lagjen Dardania Prishtinë, në rrugën që të çon në stacionin e autobusëve (nën urë). Nuk është hera e parë që pas shiut uji “pushon” në atë vend. Këtu nuk kishte ndonjë opsion që i përshtatet më së miri situatës pasi që këtu nuk ka gropa. Këtu besoj dhe mendoj që mundon një sistem i mirë i kanalizimit të ujit në formë që uji të mos mblidhet, por të vazhdojë nëpër kanalizim. Kjo situatë siç shihet në foto e pamundëson lëvizjen e lirë edhe të këmbësorëve, por edhe të makinave”, thuhet në shkresën e një qytetari drejtuar Komunës së Prishtinës në platformën digjitale ‘ndreqe’. /Lajmi.net/