Pas stërvitjes së fundit, zbulohet formacioni i De Biasit për sonte (FOTO)

Shqipëria ka mbyllur përgatitjet në Izrael me një seancë 70- minutëshe në stadiumin ku sot do të luhet takimi.

Sport

11/06/2017 15:25

Trajneri Xhani De Biazi ka provuar edhe një herë formacionin që do të hedhë në fushë, teksa konfirmohet skema 4-1-4-1, me Armando Sadikun në majën e sulmit.

Elbasanasi që mbylli sezonin te Lugano ka fituar duelin me Sokol Cikalleshin për një vend nga minuta e parë.

Pas eksperimentit të dështuar me skemën 3-5-2, De Biazi ka punuar gjatë ditëve të fundit me variantin taktik 4-1- 4-1, që në fazën ofensive bëhet 4-3-3.

Katër lojtarë me tipare ofensive do të jenë në fushë që nga minuta e parë.

formacioni