Palestra “Minatori” e stërmbushur për takimin Trepça-Peja, “Torcida” shpalos koreografi madhështore për 39-vjetorin e themelimit

Palestra “Minatori” në Mitrovicë si në të shumtën e rasteve është e stërmbushur për takimin ndërmjet Trepçës dhe Pejës, në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll. Në këtë përballje, tifogrupi mitrovicas “Torcida”, festojnë edhe 39-vjetorin e themelimit. Për këtë përvjetor ata kanë shpalosur edhe një koreografi madhështore në pjesën ku janë të vendosur tifozët…

Sport

19/03/2023 17:10

Palestra “Minatori” në Mitrovicë si në të shumtën e rasteve është e stërmbushur për takimin ndërmjet Trepçës dhe Pejës, në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

Në këtë përballje, tifogrupi mitrovicas “Torcida”, festojnë edhe 39-vjetorin e themelimit.

Për këtë përvjetor ata kanë shpalosur edhe një koreografi madhështore në pjesën ku janë të vendosur tifozët ultras.

Kjo koreografi është shpalosur gjatë kohës teksa dy ekipet ishin në parket duke kryer ngrohjet e fundit para ndeshjes.

Pamjet nga palestra i ka shpërndarë faqja zyrtare e KB Trepçës në Facebook e cila ka bashkangjitur edhe mbishkrimin: “Torcida 39 vjet n’front”./Lajmi.net/