​“Padrejtësi e madhe”, Minxhozi flet për mbajtjen e Thaçit e Veselit në Hagë

Ambasadori në largim i Shqipërisë, Qemajl Minxhozi, pak ditë para se ta përfundoj detyrën në Kosovë ka folur për Lajmi.net për 10 vitet si ambasador në Kosovë. Ai për kaq shumë vite shërbim si ambasadorë i Shqipërisë në Kosovë, ka theksuar se ka pasur një raport miqësor me ish-presidentin, Hashim Thaçi dhe me ish-kryetarin e…

Lajme

29/10/2023 21:25

Ambasadori në largim i Shqipërisë, Qemajl Minxhozi, pak ditë para se ta përfundoj detyrën në Kosovë ka folur për Lajmi.net për 10 vitet si ambasador në Kosovë.

Ai për kaq shumë vite shërbim si ambasadorë i Shqipërisë në Kosovë, ka theksuar se ka pasur një raport miqësor me ish-presidentin, Hashim Thaçi dhe me ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Minxhozi ka treguar se miqësia që ka pasur i ka shërbyer që të zbuten edhe disa tensione që mund të kenë qenë, ndërmjet Kosovës e Shqipërisë.

“Me zotin Thaçi kam pasur marrëdhënie shumë miqësore me të dy postet që ka pasur edhe si kryeministër edhe si president, dhe zëvendëskryeministër, ka qenë më gjatë, kam pasur marrëdhënie shumë të mira, si kryetar i Kuvendit, por nuk e them për oportunizëm unë kam ndërtuar marrëdhënie me të gjithë, me secilin prej tyre dhe kjo më ka krijuar edhe mundësinë që unë të shërbej edhe si urë lidhëse, zbutje edhe të ndonjë tensioni, aty këtu ku mund të ketë qenë”, ka thënë ai.

Minxhozi tutje ka folur edhe për procesin gjyqësor në Hagë, në të cilin po gjykohen Thaçi e Veseli, duke e cilësuar si një padrejtësi të madhe e të pabazë.

“Unë do ta quaja padrejtësi, mbahen mbi dy vite dhe ende nuk po gjykohen dhe ajo që është më e keqe, kauza mbi të cilën u ngrit kjo Gjykatë, nuk po funksionon te këta persona, u tha në fillim fare për transplant organesh, jo që s’ka transplant organesh, por nuk ka gjëra të një rëndësie që të mbahen kaq gjatë”, u shpreh Minxhozi për Lajmi.net

Ndiqeni videon e plotë: