Orioni, më 2030 edhe në Mars

NASA ka lansuar të premten anijen kozmike Orion që do të shkojë 6000 kilometra sipër Tokës dhe me riaktivizimin e shpejtësisë do të rifutet në atmosferën e planetit tonë, për të lëshuar më pas me parashutë kapsulën në Oqeanin Paqësor.

Lajme

05/12/2014 15:08

Raketa e nisur nga Florida, është një version pa pilot, e projektuar që në të ardhëm të merr astronautët që ndodhen përtej Stacionit Hapësinor, në destiancione të tilla si Hëna dhe Marsi.

Rifutja në atmosferën e Tokës do të gjenerojë temperaturat deri në 2,000 shkallë celsius, gjë që supozohet se do të lejojë inxhinierët të kontrollojnë me sukses sistemin ngrohës të Orionit.

NASA ka lansuar Orionin në orën 07:05 minuta, ndërsa rënia e tij me parashutë në ujërat e Oqeanit Paqësor pritet të ndodhë diku rreth orës 11:30, sipas kohës amerikane, 16:30 sipas kohës sonë.

Orioni është anije kozmike e ngjashme me anijen Apollo, ndërsa si kombinim i të dyjave është duke u zhvilluar një raketë tjetër më e fuqishme, e cila do të ketë debutimin e saj në 2017 apo 2018.

“Të bashkuara”, ato do të formojnë një raketë me mundësi për të dërguar edhe njerëzit përtej Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, nga ku do të mësohet shumë më shumë, jo vetëm për Hënën, por edhe për Planetin e Kuq.  

Edhe nëse testi i sotëm përfundon me sukses, NASA për shkak të kostos financiare të zhvillimit të kësaj teknologjie, nuk do të merret ndonjë mision i shpejtë drejtë Marsit, por kjo sipas shefit të kësaj agjencie, Ellen Stofan, me siguri se do të ndodhë diku rreth vitit 2030. /lajmi.net/