Organizmi i familjes ka ndryshuar

Antropologu Tahir Latifi, ka deklaruar se rrethanat kanë bërë që të kemi ndryshime në organizimin e familjes.

Lajme

15/05/2017 09:27

Ai ka thënë se ndryshime të organizimit të familjes ka qenë fenomen edhe në vende të ndryshme të tranzicionit dhe kjo e ka prekur edhe Kosovën.

Ai ka thënë se konteksti social ndryshon. “Ka ndryshuar raporti. Edhe gratë tani po vendosin. Raporti ka qenë përpara se familjet kanë jetuar me shumë anëtarë dhe kjo e ka determinuar”, ka thënë ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës(RTK).

Latifi, ka bërë me dije se në këtë kohë problemi më i madh është tek të moshuarit, pasi që ata kanë jetuar për shumë vite në bashkësi familjare dhe kanë qëndruar të ndarë në oda.