Organizata Botërore e Shëndetësisë bën thirrje të mblidhen 614 milionë euro për luftimin e koronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetit ka bërë thirrje që vendet në mbarë botën të mbledhin më shumë se gjysmë miliardë euro për të luftuar koronavirusin.

Bota

06/02/2020 16:38

Dr Tedros Ghebreyesus, drejtori i organizatës, dje mbajti një konferencë në të cilën bëri thirrje për mbledhjen e shumës 614 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Më shumë se 28,000 njerëz tani janë infektuar me koronavirus në Kinë, si dhe 260 në vende të tjera, dhe 565 kanë vdekur si pasojë.

Paratë e OBSH-së do të përdoren për të ndihmuar vendet që të përmbajnë virusin dhe të financojnë shkencëtarët që përpiqen të krijojnë një vaksinë, si dhe të ndihmojnë vendet e varfra të përgatiten për infeksione të mundshme. /Lajmi.net/