OPEC arrin marrëveshje për reduktimin e prodhimit të naftës

Vendet e OPEC-ut, organizatës së vendeve që eksportojnë naftë, kanë arritur marrëveshje për të reduktuar prodhimin për 1.2 milion fuçi në ditë.

Bota

30/11/2016 19:51

Kjo është rreth 3 përqind e prodhimit të organizatës dhe do ta sjellë prodhimin total në 32.5 milionë fuçi në ditë.

Marrëveshja e 30 nëntorit shihet si përpjekje për të rritur çmimet e naftës, duke reduktuar mbifurnizimin.

Presidenti i OPEC-ut, Mohammed Bin Saleh Al-Sada, tha se marrëveshja do të hyjë në fuqi nga janari.

Pas lajmit, çmimet e naftës së papërpunuar janë rritur për 8-9 përqind.

Marrëveshja është e para e tillë nga OPEC-u qysh në vitin 2008.