Oferta ”alla sheike” e Man City për Messin, 100 milionë euro + tre lojtarë

Manchester City shihet si skuadra favorite për të nënshkruar me Lionel Messin i cili ka shprehur dëshirën për tu larguar nga Barcelona.

Sport

27/08/2020 19:30

Shumë faktorë bëjnë “qytetarët” klubin favorit për të rrëmbyer 6 herë fituesin e Topit të Artë, duke përfshirë buxhetin e madh, trajnerin Pep Guardiola si dhe sulmuesin Kun Aguero që është një mik i ngushtë i Messit.

Ka qenë gazetari i specializuar për transferime, Tancredi Palmeri që ka zbuluar se Manchester City po përgatit një ofertë bombastike në drejtim të Barcelonës.

Citizens janë gati të ofrojnë 200 milionë euro para kesh si dhe 3 futbollistë për ta bindur Barcelonën të heqë dorë nga kapiteni i tyre.

Qendërmbrojtësi Eric Garcia, mbrojtësi i majtë Angelino si dhe sulmuesi brazilian Gabriel Jesus janë lojtarët që pritet të përfshihen në ofertë nga City.

Duke parë vlerën e futbollistëve, atëherë transferimi i Messit te Cityt pritet në total të kushtojë rreth 300 milionë euro. /Lajmi.net/