Objekte misterioze shfaqen në videon e incizuar nga një astronaut

Një video që shfaq objekte të zeza mbi sipërfaqen e Hënës ka nxitur reagime të shumta.

Fun

01/07/2019 23:45

Pamjet, të ngarkuara në platformën ‘Youtube’, fillimisht shfaq fillimisht tri objekte duke kaluar në sipërfaqen e satelitit të Tokës, transmeton lajmi.net.

Ato shfaqen fillimisht si formacion, përpara se të zhduken në errësirën që karakterizon përreth Hënën.

Qindra njerëz e kanë parë klipin që kur është ngarkuar dhe shumë prej tyre kanë shprehur mendime të natyrës konspirative në lidhje me këtë.

Megjithatë, NASA nuk ka komentuar ende asgjë për objektet misterioze. /Lajmi.net/