Numri 7 është fat, por mësojeni historinë!

Nëse rastësisht iu ndal dikush dhe iu pyet cilin numër do ta zgjidhni ndërmjet 1 dhe 10, sigurisht do ta zgjidhni numrin shtatë. Kjo përzgjedhje vije me arsyetimin se numri shtatë është numri më i preferuari në botë.

Fun

26/01/2017 14:55

Por, a e dini pse pikërisht ky numër konsiderohet me fat dhe jo ndonjë tjetër, cila është arsyeja?

Si çdo gjë tjetër edhe simbolika e numrit shtatë ka një histori të veçantë, shkruan bota.al.

Njerëzit numrin 7 e konsiderojnë si numër i fatit duke e lidhur me atë se java ka shtatë ditë, ekzistojnë shtatë ngjyra të ylberit, janë shtatë nota muzikore, shtatë dete, shtatë kontinente, në natyrë ekzistojnë shtatë mrekullitë e botës, Shekspiri ka përshkruar shtatë moshat e njeriut, madje edhe kodi i James Bondit ishte 007.