Numri emergjent për ata që dyshojnë se janë prekur nga koronavirusi

Personat të cilët kanë pasur kontakt me ndonjë person të prekur me koronavirus apo edhe kanë qenë në vendet apo zonat të cilat janë të prekura me sëmundjen COVID-19 dhe kanë probleme me temperaturë, me kollë dhe frymëmarrje duhet të telefonojnë në numrin: 038 200 80 800.

Lajme

19/03/2020 09:22

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë preferohet që nëse keni këto shenja dhe historik të udhëtimit në vendet që kanë koronavirus duhet të rrini në shtëpi të vetkarantinuar dhe të telefononi në këtë numër për të kërkuar ndihmë nga mjekët.

Kujdesi i shtuar për veten dhe familjen ju mbron nga virusi korona. /Lajmi.net/