Numra të frikshëm të infeksioneve dhe vdekjeve nga koronavirusi në SHBA

Statistikat e koronavirusit në SHBA po rriten çdo 24 orë.

Bota

16/04/2020 07:39

Të paktën 638,111 raste të koronavirusit janë raportuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë të paktën 30.844 vdekje, sipas njoftimeve të Universitetit Johns Hopkins.

Të mërkurën, Johns Hopkins regjistroi 28.871 raste të reja dhe 4,811 vdekje në SHBA, raporton CNN, transmeton lajmi.net.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe të gjitha rastet e riatdhesuara.

Universiteti Johns Hopkins i tha CNN se ata janë duke punuar për “vdekjet e mundshme” aktualisht. 4,811 vdekjet e përmendura më lart ka të ngjarë të përfshijnë vdekjet e mundshme dhe prandaj numri ka të ngjarë të jetë i fryrë. /Lajmi.net/