Nuk e mbajti premtimin për kompensim nga dëmet e breshërit, Haradinaj premton subvensione në Rahovec

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ishte sonte në Rahovec, ku para qytetarëve të Rahovecit ka folur për të arriturat e qeverisjes së deritashme dhe planet për të ardhmen.

Lajme

03/09/2019 21:40

Haradinaj para rahovecasve ka zbuluar edhe premtimet e tij për të ardhmen, duke përfshirë rritje të subvencioneve.

“Sot iu kam dhënë një premtim vreshtarëve, verëtarëve e perimtarëve. E kemi një memorandum që do ta arrijmë bashkë. Aty përfshihet rritja e kuotës në vreshtari, nga 1000 sa është tash në 1300 euro për hektar, në perimtari nga 300 në 600 euro dhe në drithëra prej 150 në 300”, ka thënë Haradinaj.

Por, kujtojmë se vitin e kaluar, pas të reshurave të mëdha ishin dëmtuar bujqit dhe vreshtarët e Rahovecit – ndërsa kryeministri Haradinaj u kishte premtuar kompensim të dëmit.

Ky dëm nuk është kompensuar asnjëherë nga kryeministri Haradinaj me arsyetimin se nuk ka mjete të mjaftueshme dhe se kjo i takon komunave.

Qeveria i mashtroi fermerët e Rahovecit, nuk iu kompensuan dëmet e breshërit