Nostradamusi e kishte parashikuar Luftën e Tretë Botërore me ISIS-in, e cila zgjatë 27 vjet (Foto)

Nostradamus është i famshëm për parashikimet e tij rreth ngjarjeve të mëdha të botës, të cilat ai i kishte parashikuar shekuj më parë – por a e kishte parashikuar ai lindjen e ISIS-it?

Fun

20/11/2015 10:09

Nostradamus ka bërë me mijëra parashikime gjatë jetës së tij, ndër to ai e kishte parashikuar edhe 11 shtatorin, Hitlerin dhe Napoleonin.

Nostradamus

Por, profeti i shekullit 16-të, mund ta ketë parashikuar edhe lindjen e kultit vrasës, ISIS-it.

Një gazetë e kishte shpërndarë një parashikim të Nostradamusit, i cili e kishte parashikuar një ‘Ushtri myslimanësh’ duke marshuar përgjatë Evropës, transmeton lajmi.net.

Gazeta gjithashtu raporton se si astrologu e parashikon ‘ushtrinë’ ta marrë nën kontroll edhe Londrën.

Ueb sajti Nostradamus 224 thotë se Lufta e Tretë Botërore do të filloj këtë vit pasi që do të eskaloj lufta me ISIS-in, dhe kjo luftë do të përfundoj pas 27 viteve.

Ueb sajti thotë se veçanërisht pasojat e pushtimit të SHBA-së në vitin 2003, dhe tërbimi i Al-Kaedes ka bërë që të krijohet organizata e ISIS-it.

“Shënjestra e ISIS-it është Mesopotania, që në ditët e sotme njihet si Iraku. ISIS gjithashtu është organizata terroriste më e pasur në botë, e kjo krejt falë donatorëve të mëdhenj.”

“Ngjyra e uniformës dhe flamurit të ISIS-it është e zezë! Metoda e tyre e luftës dhe ligji Islamik i Sheriatit është tiranik”.

Shumica e deklaratave të Nostradamusit janë bërë pasi që ai kishte filluar të praktikonte gjëra të mistershme.

Dhe, sipas disa hulumtuesve dhe teoricienëve konspirativ,  thuhet se fuqitë mistike mund të kenë qenë prapa sulmeve të Parisit në ditën e premte të datës 13 nëntor.

Disa tjerë thonë se data e 13-të në ditën e premte është dita e djallit dhe është një datë e rëndësishme në kalendarin mistik. /Lajmi.net