‘No Walls’ – Fisnik Ismaili tregon se si do të duket NewBorn-i i RI (Video)

Obelisku i vendosur para Pallatit të Rinisë në Prishtinë NEWBORN si zakonisht edhe këtë vit po ndryshon pamjen.

Lajme

15/02/2017 17:10

Sinonimi i Pavarësisë së Kosovës do të jetë ndryshe nga vitet e kaluara, shkruan lajmi.net.

Ndryshimi qëndron në rrëzimin e dy shkronjave. Shkronja ‘N’ dhe ‘W’ do të rrëzohen ndërsa poshtë tyre do të shkruhet mesazhi ‘No Walls’.

Ky mesazh shpreh kundërshtimin e mureve dhe gjitha llojet e ndarjeve që po ndodhin në mes njerëzimit.

Ideatori i këtij obelisku, Fisnik Ismaili ka treguar për lajmi.net mesazhin që shpreh ‘No Walls’.

“Tematikë është përzgjedh kundërshtimi i mureve me i kundërshtu barrierat. Ka qenë temë aktuale në Kosovë por edhe nëpër botë. Kosto nuk e kalon 3 mijëshin, për momentin nuk kemi të konfirmuar asgjë prej Ministrisë së Kulturës të cilës i kam dërguar kërkesë për ndihmë financiare, nëse nuk ndodhë atëherë projekti do të përfundojë në mënyrë vullnetare dhe me shpenzime të mija”, ka thënë Ismaili.

Për më shumë shikoni videon e plotë: