N’Kosovë s’u gjenë punë: Gërvalla kërkon nga Andorra që të gjejë punë për kosovarët

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla gjatë vizitës të saj zyrtare në Andorë ka kërkuar nga kjo e fundit ta mbështesë Kosovën për anëtarësim në KiE. Ajo u takua me homologen e saj, Imma Tor, dhe kërkoi mbështetjen e shtetit të Andorës për anëtarësim e Kosovës në KiE. “Jemi në nivelin e dytë të…

Lajme

26/01/2024 16:21

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla gjatë vizitës të saj zyrtare në Andorë ka kërkuar nga kjo e fundit ta mbështesë Kosovën për anëtarësim në KiE.

Ajo u takua me homologen e saj, Imma Tor, dhe kërkoi mbështetjen e shtetit të Andorës për anëtarësim e Kosovës në KiE.

“Jemi në nivelin e dytë të procesit dhe jemi të kënaqur që kemi mbështetjen e shumicës së vendeve evropiane, përveç Spanjës”, tha Gërvalla.

Ndërsa, Tor tha se Kosova e ka “mbështetjen tonë të plotë për këtë anëtarësim”, teksa bëhet e ditur se në takim u diskutua edhe për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Gjatë këtij takimi u fol edhe për mundësinë që studentët nga Kosova të kenë mundësi për qëndrim pune në Andorë, propozim ky i Gërvallës që gjatë takimit e ka gjetur mbështetjen e homologes së saj androane.

“Është një çështje që duhet ta shqyrtojmë si në fushën ligjore e po ashtu edhe në atë të emigracionit. Andorra ka nevojë për fuqi punëtore në periudha specifike dhe mund të jenë qëndrime të shkurtra të studentëve që vijnë në vend për të bërë praktikë në institucione”, tha Tor.