Njeriu “më i shëmtuar” i Ugandës bëhet baba për herë të tetë (Video)

Godfrey Baguma është një 47 vjeçar që vuan nga një sëmundje e rrallë dhe ende e padiagnostifikuar në mjekësi. Ai kishte marrë epitetin si “Babai më i shëmtuar në Ugandë” ndërsa tash ai u bë baba për herë të tetë.

Fun

22/06/2015 22:46

Baguma ishte martuar me Kate Namanda në vitin 2013 ndërsa çifti kanë sjell në jetë një vajzë në familjen e tyre.

Në vitin 2002 si shkak i gjendjes së keqe financiare, ai kishte hyrë në garën për njeriun më të shëmtuar në vend. Baguma, ka 6 fëmijë me gruan e tij, ndërsa dy të tjerë nga martesa e tij e kaluar.

Duke treguar se si ata ranë në dashuri ai tregon se ishte me të 4 vjet përpara se njerëzit e saj ta marrin vesh se ku është, raporton dailystar.

“Unë nuk desha që ata të më shohin, sepse ata do ta këshillonin që të ndahet nga unë” tregon ai.

Më tutje ai vazhdon tregimin, duke thënë se ajo e kishte braktisur atë kur ishte 6 muajsh shtatzënë, ndërsa mendon se ajo u pajtua me fatin pasi u kthye pas 2 muajve, transmeton lajmi.net

“Ajo më la kur ishte 6 muajsh shtatzënë, ndërsa mendoj se më vonë ajo u pajtua me fatin pasi u kthye pas dy muajve” vazhdon ai.

Ai tregon se si kishte biseduar me të, dhe i kishte thënë se nuk ishte ai që kishte vendosur për dukjen e tij.

“Unë i tregova se nuk isha unë ai që vendosi të dukesha kështu, dhe nëse mendon që unë jam ngarkesë, është e lirë të më braktisë” shprehet Baguma.

Baguma është i njohur si “Sebabi” që në përkthim i bie “Më i shëmtuari nga të gjithë”, dhe është një ish këpucëtar. Ai përdor famën e tij për të jetuar, madje kishte kërkuar pagesë nga njerëzit të cilit ishin të interesuar të marrin pjesë në dasmën e tij.

Ndërsa gruaja e tij thotë që kur ndjen se ke gjetur njeriun e duhur, mos dëgjo të tjerët.

“Në momentin që mendon se ke gjetur njeriun e duhur, mos dëgjo se çka thonë të tjerët. Ndjeke zemrën tënde” porosit ajo.

Ajo porosit që paratë dhe dukja fizike nuk duhet të jenë çështje me rëndësi. Ndërsa Baguma tashmë ka filluar karrierën e tij si muzikant dhe komedian.

YouTube player